I trishtë ky qytet! të trishtë këta njerëz – Anila Ahmataj
Në një vend ku komuniteti që e përbën nuk ka busull dhe jetojnë për faktin se erdhën në këtë botë. Njerëz që shkojnë e vijnë ,që zgjohen se nuk kanë cfarë të bejnë, që flasin e përtypen të demoralizuar, thua sikur bota t’u jet shëmbur para këmbëve dhe rrenojat e saj bëjnë luftë për mbijetesë me vetveten, kërkojnë fajin brenda vetes, fshehin buzëqeshje të trishta, duar të sfilitura, thua sikur të jetë shekulli i shkatrrimit dhe rifillimit të një gjysëm jete të re.Sa zbres në shkallët e banesës time jetojë disa sekonda me shkallët dhe muret që e rrethojnë këtë banesë,sa me ngut e kanë edhe ato,ikin e nuk presin t’ju ikësh.
Në dritaren e barit që ndodhet përball dëgjohen zërat e dy ose tre burrave që vetëm diskutim apo bisedë që nuk është. Jam më i vjetër dhe kurr më parë nuk më ka ndodhur që të më gjykojnë për zërin e lartë, por kam ndryshur, kam ndryshuar kaq shumë saqë s’po gjej dot veten dhe ato që kërkojë me ngut, i tha atij tjetrit që kish përball. Ehu,ti këtë histori ke pasur përherë tërë ankesa.
Këto zëra dhe “zënka” të mëngjesit nisa ditën time. Kalova nga trotuari përball thash të eci andej nga ka njerëz që të dëgjoj cdo të gumzhijnë këta banorë të kësaj rrugice të trishtë.
Heshtje! Pasiguri, vetmi, varfëri dhe zbrazëti.Ku janë njerzit!? hodha syt përreth por asgjë nuk shikohej vec disa makinave dhe dy urban që i vijnë rreth e qark qyteti.
Zbardhet dita pa asnjë motiv,pa asnjë konkurencë jetese, pasi këtu ka vetëm gjethe të një vjeshte të zgjatur e stërgjatur dhe varfëri në shpirt e gjithcka.
Anila Ahmataj