I vjen fundi trafikut, hapet tuneli i parë që do lidhë Tiranën me Durrësin, ja kur përfundon pjesa tjetër

I vjen fundi trafikut, hapet tuneli i parë që do lidhë
Një lajm i mirë ka ardhur nga Tirana, ku mësohet se gjatë mesnatës së sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin Shqiponja. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.

Lidhur me pjesën tjetër, mësohet se brenda kësaj jave do bëhet e mundur hapja për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër tunel me drejtim nga Durrësi në Tiranë.

Projekti në fjalë parashikon disa nënkalime dhe mbikalime që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet. Ndërkohë e gjithë unaza e madhe e gjatë 27 km pritet të përfundojë në vitin 2023.

Loading...