I vodhën 300 mijë euro – Si e mashtruan grabitësit të zonjën e shtëpisë në Milot

Një banesë në Fushë Milot ka rënë pre e grabitësve.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Taf Shabanit, ku ndodhej vetëm e zonja e shtëpisë.

Pasi janë prezantuar si shokët e djalit të saj që jetonte në Itali, dy prej personave kanë hyrë në katin e dyte te banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë dhe më pas i kanë marrë bashkë me disa sende me vlerë janë larguar.

Sipas zonjës se shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin.

Fill pas largimit të tyre e moshuara ka vënë re se ishte grabitur, ndërsa ka njoftuar bashkëshortin dhe policinë e Kurbinit.

Nga dëshmia e të zotit të shtëpisë Taf Shabanit, thuhet se grabitësit kanë arritur të marrin një vlerë të madhe lekësh.

Aktualisht policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Loading...