I zë poshtë muri që po riparonin, humbin jetën tragjikisht dy punëtorë shqiptarë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shipkovicë të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e shembjes së murit kanë humbur jetën dy punëtorë.

Ata po riparonin murin e shembur nga rrëshqitja e dheut që kishte ndodhur disa ditë më parë.
Personat që humbën jetën janë A.A.(63) nga Sellca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë.

Prokurori publik dhe një ekip nga SPB – Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast.

Sekretariati i Punëve të Brendshme në Tetovë është deklaruar për ngjarjen tragjike në Shipkovicë.

“Sot (14- korrik) në ora 15:45 në SPB-Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës, A.A.(63) nga Sellca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë, kanë marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Prokurori publik dhe një ekip nga SPB- Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast. Në vendin e fatkeqësisë janë të pranishëm edhe zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, thanë dje nga SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami bashkë me kryetarin e këshillit komunal Besar Durmishin, zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Loading...