Një trup i pajetë është gjetur në lumin Shkumbin në afërsi të fshatit Papër në Elbasan.
Klan News raporton se trupi i pajetë i përket 46-vjeçarit, Blerim Preçi, të zhdukur rreth 1 javë më parë.
Blerim Preçi ka humbur kontaktet me familjarët e tij që nga mbrëmja e datës 20 Qershor të 2023-shit.
Sipas denoncimit në polici nga ana e vëllait të tij, 46-vjeçari kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin dhe nuk ishte kthyer më në banesë./tvklan.al
Loading...