Gjendet i pajetë 64-vjeçari, Sefedin Lleshi, i zhdukur prej ditësh nga banesa.
Trupi i viktimës u nxor nga ujërat e lumit Drini i Zi, ku edhe dyshohet se është mbytur.
“Grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.
Nga kqyerja paraprake e trupit të pa jetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lumë” njoftoi policia.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.