Një grua është arrestuar në lidhje me vdekjen e një djali 13-vjeçar, i cili thuhet se e kishte tejkaluar vajzën e saj në shkollën e tyre në Indi.
Bala Manikandan ndërroi jetë të shtunën (3 shtator) pasi piu një pije freskuese ndërsa po përgatitej të performonte në organizimin kulturor vjetor të shkollës së tij të premten, në qytetin bregdetar indian Karaikal, Puducherry.
Kur ai u kthye në shtëpi atë natë, nxënësi, i cili thuhej se ishte në krye të klasës së tij në studime dhe aktivitete jashtëshkollore, filloi të kishte hemorragji nga hundët dhe u dërgua në spital, ku më pas ndërroi jetë.
Tashmë policia ka arrestuar Sahayarani Victoria, duke e akuzuar se është paraqitur si nëna e Manikandan dhe ka shkuar në shkollë, ku thuhet se i ka kërkuar rojes së shkollët që t’i dorëzojë shishet e pijes freskuese 13-vjeçarit.
Pamjet e CCTV tregonin Viktoria-n duke i kërkuar të merrte shishet.
Victoria u arrestua me dyshimin për vrasje dhe policia thotë se më vonë ajo rrëfeu se kishte përzier “pilula laksative” në pije pasi i kishte blerë ato pa recetë nga një farmaci lokale.
R. Lokeshwaran, mbikëqyrësi i lartë i policisë, tha për New Indian Express se nëna “dëshironte ta ndalonte djalin të merrte pjesë” në ngjarjet e përvitshme në shkollë, ku vajza e Victoria është gjithashtu nxënëse.
Kryeinspektori tha se policia është ende në pritje të raporteve të autopsisë për të përcaktuar “çfarë iu shtua saktësisht pijeve që ajo i dha djalit”.