Nga përplasja e automjetit me bordurën anësore dhe më pas përmbysja e batimi disa herë në asfalt, kanë humbur jetën dy prindërit dhe e bija, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Viktimat janë Bardhok Bibaj 62-vjeç, bashkëshortja e tij Valentina Bibaj, 54 vjeçe, vajza Florida Bibaj, 22 vjeçe, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Po kështu, drejtuesi i automjetit Arlind Aliaj, mik i familjes ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës.
Ai ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe kraharor, ndërsa mësohet se mbahet në jetë me aparatura.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara.
Burime nga policia bëjnë të ditur se makina tip BMë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 110 km/h.