Identifikohen të ardhurit nga Italia, policia kontrolle në banesat e tyre dhe sms të respektojnë vetëkarantimin

Kryeministri Edi Rama njofton se policia ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit dhe kryen rregullisht kontrollet në banesat e tyre apo u dërgon sms që të respektojnë vetëkarantiminim”Policia e shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga italia në 14 ditët e fundit.

Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyreBashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor.

Të gjithë ata nuk duhet të harrojnë se në rast se kapen në rrugë, ndëshkohen me 5 mijë euro dhe do të ndalohen të dalin nga Shqipëria pa paguar gjobën!

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!Frikë aspak, kujdes po!” shkruan Rama

Loading...