Identifikohet 45-vjeçari i cili u gjet i v dekur sot në kantierin e rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.
Vi ktima është Agim Meta i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej 4 ditësh.
Mësohet se Agim Meta ka qenë në një nga dyqanet e fshatit dhe rreth orës 22 e 30 minuta të së martës është nisur për në banesë e cila ndodhej rreth 500 metra larg dyqanit të fshatit.
Banorë të zonës thanë se ai mbante me vete edhe një bo mbul me gas të cilën do ta çonte në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë ku po punohet për hapjen e trasesë së rrugës së Arbrit drejt tunelit të Murrizes.
Mësohet se firma punonte me 3 turne dhe dyshohet që mjetet e firmës e kanë shtypur pa e parë dhe e kanë mbuluar me dhè.