Nje person eshte vrare me thike mbremjen e sotme ne Korce rreth ores 20.30.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr.7 te qytetit ndersa viktime ka mbetur nje 67-vjecar i identifikuar me emrin Petrika Treska.
Policia ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e krimit, raporton lajmifundit.al.
Sipas te dhenave te deritanishme dyshohet se krimi ka ndodhur pas nje sulmi me thike ndaj vikttimes i cili eshte gjetur i pa jete ne trotuar nga bashkeshortja e cila me pas njoftoi policine.
Njoftimi i policise Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit