Identifikohet gruaja qe u gjet e pajete diten e sotme ne Durres.
Burime zyrtare thane se bëhet fjalë për shtetasen Shpersa Bejqo, 62 vjeçe.
Trupi i gruas u pikas nga një anije peshkimi, e cila më pas sinjalizoi edhe policinë kufitare.
Ngjarja:
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në detin Adriatik në Durrës. Kanë qenë peshkatarët që po peshkonin pranë bregut, që kanë pikasur trupin e pajetë që pluskonte mbi ujë.
Kufoma është gjetur në plazhin e Currilave, ndërsa policia kufitare po transporton kufomën në portin detar.
Policia njofton se trupi i gruas u gjet në orën 08:30, ndërsa nuk dihet ende identiteti i saj apo se si ka ndodhur ngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarje.