Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, prane prokurorise.
Sipas policisë viktima e përplasjes është Çaush Ballabani, 35 vjeç i cili po kthehej në shtëpi me biçikletë kur është përplasur.
Është identifikuar edhe shoferi që ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia Kavajë/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në qendër të qytetit të Kavajës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.
Loading...