Identifikohet personi qe u plagos në Fier

Një breshëri armësh ka tronditur sonte në mbrëmje Fierin ku ka mbetur i plagosur një person.

Burime për Noa.al bëjnë me dije se ai tashmë është identifikuar. Bëhet fjalë për Agim Backën, 50-vjeç i cili është në gjendje të rëndë në spital.

Të njëjtat burime shprehen se ka ndodhur një shkëmbim zjarri në ish zonën e QTU në qytet dhe është qëlluar me kallashnikov drejt mjetit tip “Audi”.

Mësohet se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar në spitalin e Fierit.

Policia ka rrethuar gjithë zonën dhe po sekuestron të gjitha kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Gjendet një makinë e djegur

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit.

Makina u gjet e djegur vetëm pak minuta pas plagosjes në Fier dhe dyshohet se i përket autorit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plagosjes.

Loading...