Rezultatet e autopsisë së mjekësisë ligjore italiane kanë konfirmuar se ajo e Astrit Lamaj ka qenë një vdekje e dhunshme dhe lidhur me këtë ngjarje autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve.
Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka denoncuar zhdukjen e Astrit Lamajt, i cili rezultonte person me precedentë të mëparshëm penalë i lidhur me trafikun e drogës.
Trupi i murosur i Astrit Lamajt u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për rregullimin e vilës luksoze, që ishte restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së viktimës.
Loading...