Identifikohet shqiptarja me tatuazh e vr.arë në Francë, frikë për djalin 3-vjeçar

Detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me 37-vjeçaren shqiptare, e cila u gjet e vrarë në një pyll në Francë.

Bëhet fjalë për Brunilda Kovaçin nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse seksi.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë apeluar për ndihmë, pasi në Francë aktualisht ndodhet djali i saj i mitur, 3 vjeç.

Familja nga Berati tregon se lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh nga mediat shqiptare, të cilat publikuan dje lajmin. “Lajmin e hidhur e morëm vesh nga mediat. Nuk dinim gjë. Jemi të shokuar.

Tani kemi hallin e djalit që ka ngelur në Francë. Na ka rënë një hall i madh, aq më tepër kur nuk kemi mundësi financiare. Jemi keq ekonomikisht, nuk e sjellim dot trupin e vajzës në Shqipëri.

I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë të na sjellë trupin e Brunildës, por dhe djalin e vogël,” -thanë familjarët për BW.

Loading...