Identifikohet trupi i vajzës së mbytur pasditen e sotme në kanionet e Holtës.
Sipas burimeve bëhet me dije se viktima është Tila Sallaku nga Lushnja, 24 vjeçe.
Sallaku kishte shkuar për të vizituar kanionin së bashku me 33 persona të tjerë nga Puka të ndarë në dy grupe.
Në grupin e parë bënin pjesë 18 persona, ndërsa në grupin e dytë 15, ku ishte dhe vajza që u mbyt.
Po ashtu, mësohet se dy personat e zhdukur, djali i moshës 20-vjeç edhe burri i moshës 50-vjeç ishin të afërm të viktimës.
Fatmirësisht, ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur gjetjen edhe nxjerrjen e tyre nga kanioni, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se ka të tjerë persona të humbur.
Loading...