Identiteti i shqiptares që vr.au me thikë një vajzë 7-vjeçare në park

Zbulohet identiteti i shqiptares që goditi me thikë një vajze shtatë vjeçare në një park në Bolton të Britanisë së Madhe.

Sipas The Guardian, ajo është Eltiona Skana, 30 vjeç, e cila akuzohet për vrasjen e Emily Jones në Queen’s Park, Bolton, më 22 Mars.

Skana u arrestua në vendin e ngjarjes. Ajo do të paraqitet në gjykatën e magjistratëve Manchester dhe Salford të Martën. Ajo gjithashtu është akuzuar për posedim të një artikulli të fshirë.

Emily vdiq menjëherë pas sulmit, për të cilën ishte dëshmua babai i saj.

“Emily ishte fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë. Ajo ishte gjithnjë plot gëzim, dashuri dhe të qeshura. Kishte një buzëqeshje kaq të butë dhe ishte e bukur brenda dhe jashtë. Ajo kishte një zemër aq të madhe sa një buzëqeshje”, janë shprehur prindërit e saj.

Ata gjithashtu kanë falëndenderuar personat që e ndihmuan në park dhe shërbimet e urgjencës që bënë çmos për të shpëtuar jetën e Emily-t.

Loading...