Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit deklaron se prurjet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe do të shkaktojnë përmbytje.
Tërheqja e lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar, ndërsa lumi Vjosa pritet të ketë një rritje sot nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit por brenda kuotave maksimale të argjinaturave.
Reshjet sot dhe nesër priten të jenë dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare. Në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore”.
Tvklan
Loading...