Aktori Igli Zarka i cili doli krejt papritur nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’ pasi pati disa probleme shëndetësore, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Pardon my french’.
Ai ka rrëfyer më shumë për jetën e tij, specifikisht për fëmijërinë.
“Prindërit e mi kur isha i vogël punonin 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash, unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që unë e quaja nëna Lula dhe nëna Lili në Fier. Përveç nënave të gjakut, dy nënat e tjera janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç dhe shumicën e kohës, nga mëngjesit deri në 6 të pasdites unë e kaloja me to, me fëmijët e tyre. Dhe rrjedhimisht u kthyen në nëna. Ato më ndihmonin shumë kur bëja ndonjë gabim”-tha Igli.
Kujtojmë se ai pati debat me Monikën dhe përmendi prindërit e tij:
“Ngaqë i njoh vuajtjet që ata kanë kaluar që unë të jem këtu ku jam. Unë dhe motra ime, nuk toleroj dot që të më prekin sepse e di çfarë kanë hequr që ne të arrijmë deri këtu. Dhe nuk doja t’i përfshija“, tha ai.