Iku dhe një vit
shpirtin e dorëzoi
Disa i kënaqi
të tjerë, i lëndoi
Iku dhe një vit
Me kokën nga pas
Disa duke lypyr
te tjerë, lek’ me thas’
Iku dhe një vit
ditët spatën dukë
Disa bëjnë dhurata
të tjerë, flenë pa bukë
Iku dhe një vit
na doli për haku
Disa bëjnë pallate
të tjerë, serum gjaku
Iku dhe një vit
dhimbjet, la në gjurmë
Disa flenë në luks
disa, ndënë gunë
Iku dhe një vit
me kusure mbrapa
Disa I djeg plazhi
Të tjerë i djeg vapa]
Iku dhe një vit
si qiri u fik
Për gjakun e derdhur
Vlorë, e Selenic’
Iku dhe një vit
Athina qe plaga
Për, shpirtëra fëmijësh
nga zjarri e flaka
Iku dhe një vit
si e do zakoni
Dhe vitin e Ri
E hipi te froni
E hipi te froni
i thotë, ‘” Vallen tunde
Si mulli me erë
herë miell, herë krunde..”
Lutemi te zoti
mbase s’na lë bosh
Mell, të na japë
jo krundet, në shoshë
Zilfo Muco 2/1/2019