Kur kanë kaluar 10 ditë nga humbja e 26-vjeçarit Meledin Adili nga fshati Borje e Kukësit, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tij.
Grupe të kërkim shpëtimit nga Kosova dhe banorë të fshatit Borje në Kukës, janë duke kryer çdo ditë kërkime në bjeshkët e malit të Sharrit, ku mendohet se ka humbur i riu.
Meledin Adili humbi në datën 3 shtator, teksa kishte dalë në bjeshkë për të mbledhur Boronicë. Por, teksa shokët e tij u kthyen në fshat, ai nuk u kthye. Familjarët e tij nisën kërkimet duke bërë denoncim në polici, por deri më sot çdo tentativë për gjetjen e të riut duket se ka dështuar.
Nga Kosova, grupet e kërkimit të angazhuar vullnetarisht, shprehen se për gjetjen e Meledin Adilit, kërkohet ndihmë e specializuar me forca të ushtrisë dhe policisë. Ndërkohë bashkëfshatarë të riut tregojnë detaje nga zhdukja e tij, ndërsa denoncojnë neglizhencën e shtetit në gjetjen e 26-vjeçarit.