Ilda Lelo dhe Edi Shehaj i sjellin Shqipërisë titullin e kampionit të botës në Kickboks

Dy tituj kampion bote në Kickboks. Ilda Lelo dhe Edi Shehaj i sjellin Shqipërisë titullin e kampionit të botës. Ilda Lelo ka fituar pas pesë raundesh ndaj sportistes turke Alyena Arkyk, ndërsa Edi Shehaj ka mposhtur me nockaut sportistin turk Cerkan Celik.

Në pallatin e sportit në Vlorë Naight of the Champions ka dhuruar emocione të shumta mes garimit të një numri të konsiderueshëm sportistësh edhe nga Shqipëria, kosova e Mali i Zi por vëmendja ka qënë pikëtisht tek dy ndeshjet për titull kampion bote.

Dhe Ilda Lelo e Edi Shehaj nuk kanë zhgënjyer duke bërë të vetin ketë titull. Për Ilda Lelon është titulli i parë kampion bote pas atij europian, ndërsa Shehaj merr titullin e tretë botëror.

Dhe pas kurorëzimit nuk mungojnë edhe emocionet. Kr i bashkisë Vlorë Dritan Leli i ka dorëzuar titullin dhe gjerdanin e kampionit të botës Edi Shehaj , por ka vlerësuar të dy sportistët që i sollën Vlorës dhe Shqipërisë këta dy tituj.

Mes emocionesh të dy sportistët dhe traineri i tyre Alban Alikaj janë shprehur të lumtur për këtë arritje të madhe. Vlora dhe Shqipëria kanë kështu dy tituj kampion bote të fituar pikërisht nga Lelo dhe Shehaj në një evendiment ku padyshim një arritje e tillë është shumë e rëndësishme.

Loading...