Ilir Meta bën shqiponjën në majën më të lartë të Ballkanit (foto)

Presidenti Ilir Meta është shfaqur shumë aktiv në këto ditë gushti, në rrjetet sociale, ndërkohë që herë pas here, ka shkruar edhe për aktualitetin politik dhe ngërçin që ka mbërthyer qeverisjen.

Shpesh herë e kemi parë presidentin duke shijuar bukuritë e natyrës shqiptare.

Së fundmi Meta ka përshëndetur dashamirësit e tij nga maja e malit të Korabit i shoqëruar nga aktori Bes Kallaku.

“Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me Bes Kallakun, nga maja e Korabit në lartësinë 2751m, maja më e lartë, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit.”- shkruan Meta.

Loading...