“Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë ka mbaruar”

Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë ka mbaruar.

Këtë tha Rama sot në Burrel, duke paralajmëruar se do të kërkojë shkarkimin e Ilir Metës si President i Shqipërisë.

Nga Berati, kryeministri Edi Rama deklaroi se zgjedhjet do të mbahen pasi ato nuk i përkasin as presidentit, as partive por popullit shqiptar.

Presidenti njoftoi ditën e djeshme pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar se do të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat shpërndarë në nisje të protestës të tetë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë, Meta deklaroi se ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

Loading...