Ilir Meta: “Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi”

Politika shqiptare ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve.

Presidenit Ilir Meta tha se kjo ditë duhet të jetë një moment reflektimi për t’i treguar Evropës se vlerat tona triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh.

Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi.

Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e pareshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t’i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh.

Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar”, uroi Meta.

Loading...