Presidenti Ilir Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën kur është pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse kishte dijeni se cili do të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.
Duke qeshur, ai tha se e vetmja gjë që kishte bërë ishte intervista që kishte dhënë te Çim Peka, ndaj nuk ka bërë asnjë shkelje.
Fevziu: Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për shkarkimin tuaj. Në dijeninë tuaj, çfarë vendimi do të marrë.
Meta: Për çfarë jam shkarkuar unë? Se kam dhënë intervistë te Çim Peka (Qesh me të madhe)
Fevziu: Qoftë edhe se keni tentuar të ndihmoni opozitën duke dalë nga roli i Presidentit.
Meta: Domethënë unë jam shkarkuar se kam dhënë intervistë te Çim Peka. Është një kënaqësi e madhe që shkarkohem për këtë gjë.