Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka lëshuar një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se telefoni i tij përgjohet nga shërbimet sekrete shqiptare dhe ato të huaja.
Ai tregoi rastin që ka lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, ku tha se telefonoi Ruçin teksa ishte në avion për anulimin e zgjedhjeve.
“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thash të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur”, deklaroi Meta./joq