Ilir Meta zbulon kur ka folur për herë të fundit me Ramën dhe Bashën

Në një intervistë të dhënë për “ABCnews”, Presidenti Ilir Meta, është pyetur lidhur me komunikimet e fundit që ka patur me kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Më herët Meta ka thënë se kishte ndërruar telefonin dhe nuk e kishte numrin e Ramës por i pyetur sot nëse ia ka gjetur numrin Kryeministrit, Meta pohoi disi në siklet se ‘nuk e mban mend’.

“Kam çdo ditë komunikim me qeverinë dhe me institucionet shtetërore, bashkëpunoj me te gjithë.

Nuk e mbaj mend komunikimin e fundit me Ramën, ndoshta një kartolinë kemi shkëmbyer për vitin e ri”, u shpreh Presidenti.

Ndërsa i pyetur për komunikimin e Bashës, Meta u përgjigj shkurt: “Para pak kohësh më duket”.

Loading...