Ilir zbulon emrat e dy banorëve të ‘Big Brother VIP’ që ai i shikon si çift

“Vëllai i Madh” i madh i vendoi dje banorët përball një sfide. Ata janë ndarë në çifte dhe më pas u është dashur që t’u përgjigjen disa pyetjeve pikante. Nëse zgjidhnin që të mos përgjigjeshin, atëherë do të pinin.

I pari çift që ekzekutoi këtë lojë ishte Iliri dhe Arjola. “Cili është banori me trupin më të bukur?”, ishte një pyetje që aktorja e njohur zgjodhi për balerinin e njohur.

Pasi u mendua për disa çaste ai deklaroi me vetbesim se banori me trupin më të bukur është pikërisht ai vetë.

“Nëse doni sinqeritet do them unë. Ku ke parë ti në këtë moshë një burrë me këtë trup? Unë të thyej arrat moj vajzë”, tha Iliri në humor e sipër. Kjo gjë nuk kaloi pa të qeshura dhe batuta pasuse.

Një pyetje tjetër që iu drejtua balerinit ishte: “Kë do të doje të shikoje çift brenda shtëpisë?”.

“Donaldi dhe Beatrix, kam parë tek ata ndjenja që nuk i kam parë te banorët e tjerë”, tha ai.

Loading...