Teksa “Big Brother Vip” ndodhet në sprintin e fundit drejt finishit, rrethi i konkurrentëve është ngushtuar dhe nominimet janë bërë më të vështira. Konkurrentët kanë shprehur hapur vështirësitë se si do ia bëjnë kur do të gjenden përballë një zgjedhje, që në kushte të tjera nuk do të dëshironin ta bënin. Për këtë kanë diskutuar Einxhel dhe Iliri.
Sipas moderators, Iliri dhe Donaldi duan të eliminojnë njëri- tjetrin për ta bërë më të lehtë finalen duke lënë në garë lojtarët më të dobët. Por Iliri u shpreh se ai ecën me logjikën e rivalitetit dhe sipas tij nuk pretendon të qëndroj në finale më të dobëtit.
Ai e vlerëson moderatoren si një lojëtare të fortë. Por sipas saj ‘një finale më dinjitoze është kur ke Ilirin, Donaldin ose Arjolën’, duke përfshirë kështu dhe veten e saj. Ajo u shpreh se at atë dy po ecin me llogjikën e ‘një rrugëtimi të vështirë, një finale të lehtë’.
Pjesë nga biseda: Einxhel: Në finale në qoftë se ti e dëshiron përballjen me mua, në finale prap përballjen me mua e ke por e ke me publikun, nuk ke përse e heq ti tani lojtarin e fortë për të mbajtur të dobëtin. Iliri: Nuk e bëj më këtë llogjikë që e bën ti. Unë e bëj me llogjikën e rivalitetit sepse unë me Donaldin që një muaj më paërpara e kemi diskutuar këtë gjë, gjithashtu dhe në ‘Prime’.
Einxheli: Kjo sepse ju doni të hiqni njëri- tjetrin sa më parë që ta keni më të lehtë finale
Iliri: Po mirë, problem juaj kush është? Se nuk të kuptoj, ju na doni deri në fund të dyve?
Einxheli: Po, ju dua të dyve.
Iliri: Po ç’ja fut kot.
Einxheli: E kemi pasur dje diskutim me Donaldin. Pse a është njësoj të shkoj në finale dhe të fitoj kur kam Ilirin dhe Donaldin ose e humb njësoj në një finale me Sarën dhe me Klaudion. Ti preferon në finale të kishe Meridiani, Sarën këto?
Iliri: Unë ty të quaj lojtare të fortë dhe ti e di.
Einxheli: Mendon që më dinjitoze është kur ke në finale mua, Donaldin, Arjolën.
Iliri: Për momentin po ta bëja një gjë të tillë me Donaldin përpara finales për mua do ishte një finale, do dilja unë do quhesha finalist. Sepse unë nuk llogjikoj që zvarritem drejt finales duke eleminuar më të dobtin.
Einxheli: Ju të dy keni këtë variantin ‘një rrugëtim i vështirë, një finale e lehtë’.(BalkanWeb)