Iliri nuk i mbajti dot lotët kur dëgjoi këngën e Sabianit, vajza e tij bën komentin ‘prekës’

Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka dëgjuar zërin e shokut të tij të ngushtë Sabianit brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

“E ka bërë për mua këtë”, është shprehur ai.

Ndërkohë, vajza e tij, Emily Shaqiri duket se është prekur shumë nga videoja e babait të përlotur, ndaj ka vendosur t’i bëjë një dedikim në faqen zyrtare në rrjetin social “Instagram”.
“Babush dua shumë të të përqafoj fort”, komentoi ajo.

Marrëdhënia e ngushtë mes Ilirit me Sabianit është komentuar shumë në media dhe mes banoreve në shtëpi.

Loading...