I ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, ish-ministri Arben Imami, tashmë pjesë e grupimit të PD, që kërkojnë largimin e Bashës, për këtë të fundit thotë se është qesharak dhe nuk zhgënjen asnjëherë me “bëmat e tij”.
Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmonin, nuk kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh. Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është bërë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të. Por për atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zhgenjeu”.
Përse dje?
“Dje shkoi në dy vende, shkoi në Komunitetin Mysliman, shkoi edhe tek bektashinjtë për Bajram edhe nxori këtë të bektashinjve, kur dihet që Bajrami është i synive myslimanë shqiptarë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”