Imami nga Mitrovica: “Asgjë nuk ndodh në këtë botë pa leje të Zotit”

Imami nga Mitrovica, Enis Rama, ka shpjeguar disa kondita islame në lidhje me fatkeqësitë natyrore dhe tërmetet.
Rama ka komentuar në këndvështrimin islam tërmetin e ndodhur në Shqipëri.

Ai ka thënë se “asgjë nuk ndodh në këtë botë pa leje të Zotit”.

“Dridhjet apo çdo fatkeqësi që na ndodhin është një mesazh për njeriun që t’i kujtojë begatitë dhe të jetë më mirënjohës…Njeriu është i prirur të llastohet dhe të harrojë të mirat”.

Hoxha nga Mitrovica ka thënë se mesazhi i këtyre ngjarjeve është që ne duhet t’i rishikojmë raportet tona me Zotin dhe me njëri-tjetrin.

Rama ka thënë se një sprovë e tillë siç ishte edhe tërmeti në Shqipëri nxjerr në pah edhe begatitë që njerëzit kanë.

Ne si njerëz shpesh herë ankohemi nëse na mungon ndonjë begati sado e vogël qoftë, e harrojmë begatitë e mëdha”.Ligjëruesi islam thotë se tërmeti nxori edhe anën pozitive të solidaritetit të njerëzve.

Loading...