Imunologu i mirënjohur amerikan dhe anëtari më autoritativ i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë kundër Covid-19, Anthony Fauci ka deklaruar se parashikon që vaksina e koronavirusit të jetë e gatshme “brenda vitit të ardhshëm”.
Shkencëtari amerikan tha gjithashtu se ai ishte siguruar nga kompaninë prodhuese se ata do të jenë në gjendje të bëjnë deri në një miliard doza të cilat do të shpërndahen jo vetëm në SHBA por në botë.
Fauci ka saktësuar se, edhe nëse vaksina nuk do të jetë 100% efektive, komuniteti shkencor mendon se ajo do të sigurojë imunitetin e tufës, nëse një numër i mjaftueshëm njerëzish, rreth 70 deri 75 përqind do të vaksinohen.
Loading...