Ina Nuka policja 24 vjecare nga Peqini që kërkon të shpëtojë gishtat në Turqi, (fotot)

Ina Nuka ishte objektivi i sulmit i protestës së banorëve të Unazës së Madhe. Nuk ishte vetëm një indinjatë që një vajzë e re me uniformë u dhunua brutalisht, por ishte një dhimbje, për figurën e gruas që i kushton jetën mbrojtjes së paqes, rendit dhe qetësisë publike.


Ina është një vajzë nga Peqini me një pasion të zjarrtë për uniformën. Pasi mbaroi studimet në Institutin e Fizkulturës, sypatrebur nisi studimet në Akademinë e Policisë.

Me zell dhe pasion edhe pse larg familjes si shumë të rinj ajo u sitemua në një shtëpi me qera së bashku me mike të saj.

Ajo sapo kishte filluar një trajnim për rritje në rradhët e Policisë, por dita e djeshme shënjoi një tjetër fat. Një kapsollë gjymtoi rëndë duart e saj. Ina nuk i ka humbur gishtat, por i janë gjymtuar rëndë, ndaj me një trajnim më të specializuar në Turqi shpreson të shpëtojë duart e saj për të vijuar me të njëjtën devotshmëri profesionin.

Loading...