Një incident ka ndodhur mes zyrtarëve të Kosovës në Komisionin Parlamentar për Mjedisin.
Sipas mediave të Kosovës, deputetja e Partisë demokratike të Kosovës, Ganimete Musloiu ka patur një përplasje me Ministrin e Bujqësisë Faton Peci.
Pas një diskutimi të ashpër me këtë të fundit deputetja është ngritur dhe i ka hedhur një gotë ujë, ndërsa e quan disa herë “rrugaç”.
Video është publikuar nga mediat vendase ndërsa Faton Peci pas ngjarjes ka thënë për mediat: Po të doni gjuani me ujë, po të doni me plumba, si keni gjuajtur më herët, por nuk ka bir nëne që e ndal Faton Pecin prej Ministrisë së Bujqësisë që të luftojë krimin edhe korrupsionin.
Loading...