Incident tek Fakulteti Ekonomik.Ja çfarë ka ndodhur

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë një bashkëbisedimi mes disa studentëve të ngujuar në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe disa pedagogëve. Mimoza Manxhari, pedagoge e Fakultetit të Ekonomisë, është ofenduar nga një student i quajtur Kristian Kina se i ngel studentët pa arsye, dhe është tentuar të nxirret jashtë.

Ka qenë ndërhyrja e studentëve të tjerë ajo që e ka parandaluar nxjerrjen jashtë të pedagoges, duke u shprehur se Mimoza Manxhari është mbështetëse e kauzës së tyre.
Në një deklaratë për mediat ata sqarojnë situatën, ndërsa bëjnë me dije se studenti që ka ofenduar pedagogen është i pozicionuar me LSI.

“Gjatë mbledhjes ka pasur incidente pasi persona me interesa të vecantë, eksponentë të forumeve të tre partive kryesore, PD, PD dhe LSI kanë qenë prezent në mbledhje dhe janë munduar ta prishin atë duke bërë rolin e zhurmuesit.

Personi kryesor i cili inicioi incidentin ditën e djeshme, duke krijuar edhe përplasje me pedagogen, duke pretenduar se nuk është e duhura për të bashkëpunuar me studentët për shkak se ngel shumë studentë, është anëtar i Senatit Akademik të Tiranës, i lidhur ngushtë sic dihet me LRI-në, me forumin rinor të LSI-së. Zysha realisht ka ardhur të mbështesë dhe të na bashkohet në kauzën tonë”, është shprehur një student i pranishëm në incident.

E kontaktuar nga Report Tv, pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë Mimoza Manxhari thotë se i ka mbështetur studentët dhe se ata e kanë provokuar pa arsye. Akuzat e tyre, Manxhari i quan të pabaza.

Loading...