Incidentet e para në protestë, hidhen gurë e tymuese ndaj policisë

Jane regjistruar incidentet e para ne protesten e opozites.

Një pjesë e protestuesve kanë mbërritur para kryeministrisë, ndërsa të tjerë pritet të vijnë.

Shume prej qytetareve janë grumbulluar para selisë së PD-së dhe do të ecin në bulevard, bashkë me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Ende pa nisur mirë protesta, janë regjistruar incidentet e para, pasi disa protestues kanë hedhur kapsolla në drejtim të kordonit policor.

Ne këtë protestë ka një prani të madhe të flamujve të PD-së në duart e protestuesve, por edhe vuvuzela me ngjyrat e flamurit të Venezuelës.

Loading...