Indi : U futën në tempullin ‘e ndaluar’ dy gra, shpërthejnë protestat

Një protestë e dhunshme ka shpërthyer dje në jugun e Indisë në Kerala, pasi dy gra të veshura me të zeza arritën të futeshin në një nga tempujt më të vjetër të vendit, ku nuk lejohen gra të moshës 10-50 vjeç.

Kjo protestë ka sjellë një të vdekur, 15 të tjerë të plagosur, mbylljen e shumë shkollave si dhe pezullimin e përkohshëm të transportit publik.

Vajzat dhe gratë me menstruacione, të përcaktuara si ato midis moshës 10-50 vjeç, janë të ndaluara për t’u lutur në tempullin “Sabarimala” në Kerala që nga viti 1972. E pikërisht për këtë arsye, gratë në fjalë vendosën që të shkelnin në të.

Përpjekjet e këtyre grave për të kundërshtuar ligjet e pashkruara që aplikohen në tempullin e shenjtë, janë kundërshtuar nga protestuesit, të cilët ndër të tjera kanë djegur edhe një pankartë të madhe ku gjendej fotografia e guvernatorit të Keralas. Sipas mediave botërore, turma i është vërsulur jo vetëm grave por edhe policëve.

Policia u ka siguruar mbrojtje dy grave, Bindu Amminit (40 vjeçe) dhe Kanaka Durgas (39 vjeçe), ndërsa ka arrestuar një numër të konsiderueshëm protestuesish./Shqiptarja.com/

Loading...