Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti industria e peshkimit është rritur me 34 %.
Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit në fshatin Ibë, në Tiranë, të buxhetit për bujqësinë.
“Ne po shohim një ndryshim të madh në industrinë e peshkimit dhe faktikisht jemi në kushtet kur vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti kjo industri është rritur me 34 % dhe objektivi është që impakti i kësaj industrie në eksportet tona në 3-4 vitet që vijnë të jetë i barabartë me impaktin e eksporteve bujqësore në tërësi”, – nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se “është një transformim epokal, mendoj unë, i qasjes ndaj ekonomisë së detit dhe një hapësirë krejt e re për rritjen e punësimit me rroga më të larta sesa ato mesatare në sektorë të tjerë”./atsh