Aktori i njohur Antonio Banderas është infektuar me koronavirus dhe këtë lajm të keq e ka zbuluar në 60-vjetorin e tij. Ai thotë se është mirë, vetëm se ndihet pak më i lodhur se zakonisht. Aktori që u bë i famshëm në rolin e Zorros, thotë se këtë kohë qëndrimi në karantinë do ta shfrytëzojë duke lexuar, shkruar e bërjen e planeve për të ardhmen
“Dua të bëj publike që sot …Unë jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60 në karantinë pasi jam testuar pozitiv me COVID-19. Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht dhe i sigurt se do të shërohem shumë shpejt. Shpresoj që duke zbatuar rekomandimet do ta fitoj këtë luftë. Do të përfitoj nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar bërjen e planeve për të ardhmen”, shkruajti Banderas.