Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv.
Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes.
Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.
Loading...