Infektohet me covid nje tjeter ministre, hyn ne karantine

Ministrja e Financave Anila Denaj ka rezultuar pozitive me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Denaj me anë të një postimi, ku shkruan se aktualisht është karantinuar në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë”, shkruan Denaj.

Loading...