Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit pacientit që humbi jetën nga Covid

Një histori aspak e këndshme për shqiptarët po bën xhiron e medieve italiane. Bëhet fjalë për një infermier 41-vjeçar nga Shqipëria, i cili është denoncuar së bashku me të dashurën e tij 21-vjeçare, për vjedhjen e kartës së bankës së një pacienti që vdiq nga koronavirusi në një spital në Itali.

Mediet fqinje shkruajnë se në mars të këtij viti ata kanë vjedhur para nga llogaria e 66-vjeçarit të vdekur duke i kaluar në llogarinë e tyre bankare.

Faktet datojnë në 13 Mars, kur i moshuari 66-vjeçar nga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit.

Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij, vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke i marrë rreth 6 mijë euro nga karta e tij. 66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe vdiq në kujdes intensiv në 18 prill.

Anëtarët e familjes së këtij burri vunë re disa lëvizje të pazakonta në llogarinë e tij dhe paraqitën një ankesë në rajonin e policisë të Romano di Lombardia (Bergamo). Hetimet identifikuan shumë shpejt autorët e këtij krimi. Kur oficerët e ndaluan atë, infermieri u përpoq të ikte, por u ndaluar direkt nga policia.

“Një histori e keqe, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm”, është shprehur komandanti i policisë lokale Arcangelo Di Nardo.

Loading...