Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se “si vaksinuese Gjomemo pret me përkushtim çdo ditë me dhjetëra fëmijë dhe këshillon gjithmonë prindërit të ndjekin rregullisht kalendarin e vaksinimit, për mbrojtjen e fëmijëve të tyre”.
Vaksinimi është pjesë e paketës së kujdesit shëndetësor parësor dhe ofrohet falas për të gjithë në çdo cep të vendit për moshat 0-18 vjeç me qëllimin për të pasur një mbulesë vaksinale sa më të lartë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi dje se “sistemi i mbulimit me vaksina është vlerësuar edhe nga OBSH. Kalendari i vaksinimit për fëmijët 0-14 vjeç ndiqet nga prindërit në sajë edhe të gjithë sistemit që kemi për bërjen e vaksinës. Kemi mbulesë vaksinale 98%”./atsh