Infermierja italiane tregon situatën: ‘Këtu brenda ka shumë lot dhe vd.ekje’

Këtu brenda qahet gjithmonë, njerëzit vuajnë, shumë prej tyre ia hedhin shpëtojnë por ka nga ata që vdesin dhe vdesin shumë keq.

Kështu e nis rrëfimin e saj Maria Cristina Settembrese, 54 vjeçe, një infermiere e sëmundjes infektive në spitalin San Paolo në Milano, në një bisedë telefonike në radio Capital.

Ajo tregon për vështirësitë që po kalon në këtë spital ku janë të shtuar personat e prekur me COVID1-19.

Tregon se të gjithë në atë spital nuk kanë njeri tjetër vec tyre që t’i ngushëllojë apo t’i mbështesë në këtë betejë të vështirë dhe shumë prej tyre nuk do t’ia dalin mbanë shkruan Reppublica.it.

“Ata janë njerëz të vetmuar, asnjë i afërm nuk mund të hyjë në dhomë për t’u dhënë atyre kurajo dhe mbështetje.

Të infektuarit fytyrën e kanë të mbuluar me një kasko sa vështirë i dëgjon kur flasin. Ata na kanë vetëm neve, kur ti hyn të dhomë për ta je rrezja e diellit që ata kanë nevojë” –tregon mes lotësh infermierja.

“Kam 34 vjet që bëj këtë punë, marr1600-1650 euro në muaj përfshirë turnet e natës dhe festat. Jemi të keqtrajtuar, u kujtuan për ne vetëm tani që plasi epidemia e koronavirusit, është turp por ne nuk heqim dorë kurrë do bëjmë punën tonë”- përfundon infermierja 54-vjecare.

Loading...