Një infermiere 34-vjeçare italiane, e cila punonte në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit “San Gerardo” të Monzas, i dha fund jetës duke i vetëvrarë të martën.
Federata kombëtare e infermierëve njoftoi se infermierja kishte rezultuar pozitive me koronavirus dhe “kishte jetuar me stres të rëndë nga frika se mos kishte infektuar të tjerët”, raporton Ansa.
Në këto ditë të vështira që po kalon bota, e veçanërisht Italia, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, më të rrezikuarit janë mjekët dhe personeli shëndetësor.
Ndërkohë që rritet bilanci i të vdekurve në Itali edhe numri i mjekëve që janë humbur jetën rritet.
Loading...