Instagram bën të lumtur përdoruesit e saj, bën të mundur opsionin e shumë pritur

Instagrami ka shtuar një opsion të ri në Instagram story. Bëhet fjalë për “Captions”, që bën të mundur që videon në Story mund ta shoqëroni me një përshkrim automatik bazuar në përmbajtjen e saj.
Instagram bën me dije se për të përdorur funksionin, ju së pari duhet të regjistroni një video të re duke përdorur Stories në aplikacionin Instagram, ose të zgjidhni një video nga galeria e telefonit tuaj. Më pas klikoni “Captions”, e cila do ta shndërrojë fjalimin tuaj automatikisht në tekst.

Kjo mundëson që mesazhi të jepet në mënyrë të qartë dhe është konsideruar si një lehtësim për të gjithë personat që kanë vështirësi me dëgjimin. Gjithashtu, ofron një mënyrë që përdoruesit të shikojnë video pa zë, pavarësisht se ku ndodhen.

Opsioni i ri që u prezantua më 4 maj momentalisht është gati vetëm për Story-it, por sipas Instagramit do të jetë i aksesueshëm shpejt edhe për Reelsat.

Loading...