Instagram ofron shuma të mëdha parash krijuesve për të postuar video në Reels,bëhet fjalë për 35 mijë dollarë

Instagram po ofron shuma të mëdha parash krijuesve për të postuar video në Reels. Bëhet fjalë për 35 mijë dollarë nëse Reel-sat marrin 58.31 milion shikime në një muaj, siç theksohet në një dy raporte nga TechCrunch dhe Business Insider.

Instagram njoftoi programin e tij të bonusit për Reels në korrik, kur CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania do t’u paguante 1 miliard dollarë krijuesve deri në vitin 2022.

Ndërkohë krijuesve më të vegjël thuhet se i janë ofruar shuma më modeste.

TechCrunch raporton se këto bonuse duket se po rriten me kalimin e kohës. Një krijuesi tjetër me 24,000 ndjekës në Instagram, së fundmi iu ofruan 8,500 dollarë për 9.28 milionë shikime. E njëjta pagesë iu ofrua një anëtari të stafit të Verge me 15,000 ndjekës.

Loading...